16:25 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Dy të plagosur në këtë fshat të Pejës

Dy persona janë plagosur sot me armë zjarri në fshatin Treboviq të Pejës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar një person i përfshirë në këtë ngjarje.

Poashtu, në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë.

Indeksonline dje ka shkruar për efektin pozitiv që ka patur ndryshimi i hierarkisë së Policisë në Pejë, gjë që është dëshmuar edhe sot./Indeksonline/