00:08 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Dy të plagosur nga të shtënat në Milloshevë, kjo është gjendja e tyre shëndetësore

Sonte rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë në një pikë karburanti në fshatin Milloshevë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Komandanti i Stacionit Policor të Obiliqit në një prononcim për Klan Kosova ka treguar se si është gjendja e dy personave të plagosur dhe sa persona janë arratisur.

“Rreth orës 20:25 jemi njoftuar se ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve në fshatin Milloshevë në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.Fillimisht dy klientë që kanë qenë brenda janë sulmuar nga një grupë tjetër në pikën e karburantit në fshatin Milloshevë, pastaj më vonë është përdorur edhe arma. Si rezultat i kësaj, personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Emërgjente në Prishtinë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri prej tyre është liruar dhe është duke u intervistuar në Stacionin Policor të Obiliqit. Personat e dyshuar janë identifikuar dhe për momentin gjendën në arrati. Ekipet policore janë duke bërë përpjekje për arrestimin e tyre. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Sipas informacioneve të para janë tre persona të dyshuar. Motivi i kësaj ngjarje ka ndodhur para disa ditësh, ku ka qenë një mosmarrëveshje mes këtyre dy grupeve dhe me siguri për shkak të asaj ka ndodhur rasti mes tyre”, u shprehë ai./Indeksonline/