08:54 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dy të vdekur e dy të plagosur në një aksident te Mali i Robit

​​Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesit pranë zonës së njohur si Mali i Robit në Shqipëri , ku dy persona kanë humbur jetën e dy të tjerë janë plagosur.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që në vendngjarje shkuan forca policie dhe mjete të emergjencave.

Deri më tani nuk dihen as identitetet e viktimave.