12:43 / E Martë, 28 Mars 2023 / S Z

Dy të vdekur nga Covid-19

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid -19.

Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se brenda 24 orëve dy persona kanë humbur jetën, ndërsa janë  konfirmuar 18 raste të reja me Covid-19.

Brenda 24 orëve të fundit po ashtu janë hospitalizuar 18 persona. Ndërkaq aktive janë 121  dhe se shtatë raste janë konfirmuar si të shëruar./IndeksOnline.