Dy trofe në sezonin e parë, Cristian Chivu shpërblehet nga Interi
Cristian Chivu ka pasur një sezon fantastik qysh në vitin e parë si trajner i Interit.
Rumuni i cili erdhi si zëvendësues i Simone Inzaghit, arriti të fitojë dy trofe, duke u shpallur kampion i Serie-n A dhe fitoi Kupën e Italisë, shkruan IndeksOnline.
Pas këtij suksesi, Interi ka vendosur të shpërblej Chivun me kontratë të re.
Sipas Fabrizio Romanos, Cristian Chivu do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Interin deri në fund të muajit.
Marrëveshje do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, me opsion deri në qershor të vitit 2029, ku do të ketë edhe rritje page./IndeksOnline/

