20:17 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dy urat gjigante në Turqi vishen me flamurin e Kosovës

Ura ‘Fatih Sulltan Mehmet’ dhe ajo e ‘Yavuz Sulltan Selimit’, sonte po ndriçojnë me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Kjo për shkak se Kosova feston 12 vjetorin e pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Turqi. Po ashtu sonte me ngjyra të Kosovës është ndriçuar edhe kulla ‘Atakule’ në Ankara./Indeksonline/