Dy vajza nga Kosova marrin pjesë në garën ndërkombëtare të gjimnastikës
Rea Berisha dhe Sara Pllana janë dy të rejat nga Vushtrria të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të gjimnastikës, e cila do të mbahet në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vushtrrisë, e cila me këtë rast iu ka uruar fat vajzave.
Rea Berisha mblodhi 48.46 pikë ne garën kualifikuese, ndërkaq Sara Pllana mblodhi 43.26 pikë.