10:07 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Dy vdekje të dyshimta, një në Graçanicë e tjetra në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dobratin të Graçanicës.

“Fshati Dobratin, Graçanicë 15.01.2018-03:00/07:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull K/Serb. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, pasditen e djeshme një grua është sjellë pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit.

“Fshati Llugaxhi, Lipjan 15.01.2018-18:20. Është raportuar se viktima femër K/Shqiptare është sjellë pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, bën të ditur policia./Indeksonline/