11:42 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy vite pas dasmës, Learta rikujton se si është dukur

Learta Jakupi u bë njëri nga personazhet më të komentuar të vitit 2016, kur edhe u bë pjesë e familjes së këngëtares Shyhrete Behluli.

Që atëherë, Learta është emër që lakohet shumë nëpër media për secilin aktivitet të saj, transmeton Indeksonline.

Këtë herë, dy vite pas dasmës ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram” ku rikujton këtë datë por edhe se si është dukur.

“01.10.2016” ka shkruar Learta.

Ndryshe, ajo dhe Kushtrimi tashmë janë edhe prindër të një djali të quajtur Matin./Indeksonline/