14:47 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dyvjeçari po lufton për jetën, qentë e sulmuan në organet gjenitale

Një fëmijë i moshës 2 vjeçe, po lufton për jetën pasi që qentë e sulmuan në organet gjenitale, derisa prindërit po festonin ditëlindjen e tij.

Rasti ka ndodhur në Ukrainën Lindore, ndërsa Yegori u gjet pa ndjenja jashtë shtëpisë së tij në Selydove.

It took medics five hours to restore his damaged blood vessels, bladder and intestines. They also removed tissues 'that had been chewed by the dogs'

Qentë i shqyen organet gjenitale, anusin dhe një arterie femorale, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Ai menjëherë është dërguar me urgjencë në spital dhe edhe më tej vazhdon të mbetet në gjendje kritike, në kujdesin intensiv.

Considering the severity of his injuries, Yegor was transported by a military helicopter to the city of Dnipro to receive the medical care he needed

Që atëherë, policia ka filluar një çështje penale për mospërmbushje të detyrave të prindërve.

Dyvjeçari u gjet i shtrirë pa ndjenja në një pellg gjaku jashtë shtëpisë së tij pasi ishte gjymtuar nga dy qen roje.

Raportet thonë se dyvjeçari eci jashtë pa u vërejtur, ndërsa prindërit e tij ishin ulur në një tryezë festive me mysafirët.

Kuptohet se Yegori ishte duke bredhur nëpër oborr kur qentë e sulmuan atë.

Duke vërejtur mungesën e fëmijës, prindërit shkuan ta kërkonin atë.

Vullnetarja e bamirësisë Aleksandra Timoshchenkova, e cila ndihmoi familjen për të mbledhur para për trajtimin e Yegorit tha: “Djali u gjet i shtrirë pa ndjenja në një pellg gjaku.Qentë ende po e shqyenin”.

Sipas raporteve, qentë arritën të dilnin nga mbyllja e tyre, sepse babai i Yegorit nuk kishte arritur ta mbyllte derën siç duhet.

Duke marrë parasysh ashpërsinë e plagëve të tij, Yegori u transportua me një helikopter ushtarak në qytetin Dnepër për të marrë kujdesin mjekësor që i duhej.

Djali u shtrua në Spitalin Rajonal të Fëmijëve Dnepër, ku katër ekipet e kirurgëve filluan të luftonin për jetën e tij.

Mjekëve iu deshën pesë orë për të rivendosur enët e tij të dëmtuara të gjakut, fshikëzën dhe zorrët. Ata gjithashtu hoqën indet “që ishin përtypur nga qentë”.

Tani mjekët po përpiqen të shpëtojnë këmbën e majtë të djalit nga amputimi, thanë raportet.

“Djali pësoi dëmtime jashtëzakonisht të rënda të njohura si plagë të ndyra. Ai po merr terapi të fuqishme antibakteriale, por ne po presim zhvillimin e proceseve inflamatore që janë ndërlikime të zakonshme në raste të tilla”, ka thënë përgjegjësja e spitalit Natalia Dementyeva

Zëdhënësi i policisë Aleksandra Gavrilko tha: “Prindërit e djalit po merren në pyetje. Ekzaminimet mjekoligjore janë duke u zhvilluar”.

Prindërit përballen me tre vjet burgim nëse shpallen fajtorë, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

Yegori mbetet nën kujdesin intensiv. Gjendja e tij është kritike dhe mjekët nuk kanë spekuluar mbi shanset e tij për të mbijetuar. /IndeksOnline/