11:48 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dy vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës

Në magjistralen Ferizaj-Prishtinë persona të panjohur kanë thyer  veturën e një femre.

Ankuesja ka thënë se të njëjtit  nga aty i kanë vjedhur çanten e krahut me dokumente personale dhe para kesh.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, vjedhja tjetër ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahi” në kryeqytet ku po ashtu persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës së një femre dhe nga aty kanë vjedhur çantën e krahut me dokumente personale dhe para kesh.

Edhe ky rast është duke u hetuar./Indeksonline/