17:12 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy vjet nga mbyllja, por parku i lojërave në Prishtinë “për faqe të zezë”

Kanë kaluar dy vite që kur komuna e Prishtinës mbylli këndin e lojërave në parkun “Taukbashqe”, por nuk largoi nga aty edhe gjësendet e tjera.

Në udhëkryqin që lidhë disa nga lagjet më të mëdha në kryeqytet gjendja është e tmerrshme.

Krejt pranë fushës së sportit, pranë parkut më të vizituar në qyteti, pranë shkollës “Gjergj Fishta” ndodhet një hapësirë e lënë anash, që natën të bën të frikësohesh.

Aty mund të ketë rrezik edhe nga kafshët.

Pjesë të makinerive të lodrave dhe një objekt që përdorje për lokal, bashkë me shumë pajisje të tjera, është pamja që ka marr ky vend.

Kamera e KosovaPress ishte të shtunën aty dhe vendi ka nis të mbushet edhe bërllog. Përreth kësaj hapësirë, gjithmonë kompania për pastrimin pastrojnë gjithandej, nuk dihet pse jo edhe kjo pjesë.