10:09 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Numri i golave të Ronaldos 30 vjeç e tutje – mund ta urreni por padyshim është ‘bishë’

Numri i golave të Ronaldos prej ditës që kur ka mbushur 30 vjeç është me të vërtetë dicka që nuk e arrin çdo lojtar, në fakt është edhe rekord.

33-vjeçari është ende i fortë. Shumë i fortë. Ai është transferuar në Juventus dhe ka vazhduar zanatin e tij, atë që di të bëj më së miri.

Në fakt, që prej se ka mbushur 30 vjet , Ronaldo ka shënuar 203 gola në 227 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi 51 gola në sezonin 2015/16, pastaj 42 në sezonin 2016/17 dhe 44 në sezonin e tij të fundit me Real Madridin.

Dhe duket që nuk ka shenja të ngadalësimit. Sipas një testi të bërë më herët, Ronaldo vlerësohet të ketë ‘moshë biologjike të një 23 vjecari’.

Ronaldo ka përmbajtjen e yndyrës prej 7%. Nëse e krahasoni këtë me futbollistët e tjerë, mesatarja është rreth 10 ose 11%, sipas një raporti nga botimi spanjoll AS.

Ai gjithashtu ka një masë muskulore prej 50%, dhe përsëri, nëse e krahasoni atë përsëri me profesionistë të tjerë, shifra e zakonshme nuk kalon 46%.