16:58 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dy yjet e Youtube “kryqëzojnë” dorëzat për të dytën herë në këtë datë

Logan Paul, ylli kontravers i Youtube nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka gati 20 milionë subscribe në kanalin e tij zyrtar në Youtube do të sfidojë për të dytën herë në boks yllin britanik të Youtube, KSI, i cili ka 20.4 milionë subscribers.

Meçi i parë i zhvilluar në Angli nuk pati fitues, dhe të dy shprehen interesimin për një tjetër duel për ta përcaktuar kampionin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, tash dy yjet e Youtube do të kryqëzojnë dorëzat dhe do të zbresin në ring si boksier profesionist, pa kapela mbrojtëse.

Meçi do të zhvillohet në Los Angeles të SHBA-ve me datë 9 nëntor të këtij viti.

Dueli i parë pati miliona të interesuar për ta përcjellë dhe miliona ndjekës që e përcillen meçin, ndërsa këtë herë pritet të thyhet ky rekord.

KSI është “kampion” i Youtube pasi në vitin 2017 pati mposhtur Joe Weller e që i hapi rrugë këtij dueli që njihet si eventi më i madh në Youtube./Indeksonline/