11:51 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Dybala flet për të ardhmen e tij te Juventusi: Isha afër largimit

Paolo Dybala ka folur për të ardhmen e tij në Juventus ku ka treguar se është i lumtur mirëpo nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.

Tani jam i lumtur në Juventus, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”,  u deklarua futbollisti.

Po ashtu futbollisti ka treguar që verën e kaluar ishte afër largimit nga klubi italian, kurse tani ai tha që ka edhe dy vite kontratë, për të cilën sipas tij nuk është pak mirëpo as shumë.

Unë kam akoma dy vjet kontratë. Nuk është pak, por nuk është as shumë. Ne do të shohin se çfarë planesh do të ketë Juventusi” tha Dybala.

Kurse në pyetjen se cili është më i mirë, Messi apo Ronaldo futbollisti nuk jepi përgjigje duke u shprehur që është me fat që luan me të dy yjet e futbollit botëror./Indeksonline/.