21:12 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dybala heq dorë nga transferimi i tij në Manchester United

Paulo Dybala do të rikthehet në stërvitje tek Juventusi të hënën, dhe duket sikur edhe Manchester United ka hequr dorë nga ylli argjentinas.

Sipas Telegraph, Dybala kishte njoftuar agjentin e tij se ai nuk dëshironte të bashkohej me United, transmeton Indeksonline.

Nga ana tjetër, Mario Mandzukic duket se është duke u afruar me Man United, mbetet të shihet se si kjo do të ndikojë në të ardhmen e Romelu Lukaku./Indeksonline/.