15:05 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dybala i kthen përgjigje Manchester United

Oferta e Manchester United prej 70 milionë funtash dhe shërbimet e Henrikh Mkhitaryan për Paulo Dybala është refuzuar nga skuadra italiane.

Argjentinasi është nga futbollistët më të vlerësuar në botë kohët e fundit dhe Mourinho është i interesuar shumë pasi ka dështuar mundësia e Griezman.

Kampionët e Serie A mendohet se po kërkojnë rreth 100 milionë euro për të lënë të lirë Dybalan. /IndeksOnline/