12:09 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Dybala zbulon koleksionin e fanellave në sirtarin e tij

Paulo Dybala po qëndron në shtëpi, në kushte karantine prej “Coronavirus”.

Në izolim, si të gjithë lojtarët e tjerë të Juventusit, pasi Rugani, së pari, dhe pastaj Matuidi, rezultuan të prekur nga ky virus.

Dhe kështu, për ta vrarë kohën, argjentinasi ka publikuar në prolin e tij në Instagram një postim me koleksionin personal të fanellave të futbollit.

Ndër fanellat që mund të shihen në foton e postuar nga kampioni brdhezi veçohen ato të Roman Riquelme dhe Ronaldinho, ndërsa në plan të parë janë ato të Argjentinës së tij, të Rodrigo De Paul dhe José Mauri.

Ish-mesfushori i Milanit e komentoi foton me një shaka: “Faleminderit vëlla! Tani më kalo numrin e llogarisë që të bëj një transferim bankar për të më vendosur në radhën e përparme”.

Ndër komentet e shumta të marra, spikat edhe ai i ish-shokut të tij të skuadrës në kohën e Palermos, Stefano Sorrentino: “Ku është e imja? /IndeksOnline/

View this post on Instagram

Cuantas hay? ??‍♂️?

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on