Dyshimet për dallavere me patentëshoferë, prokuroria dhe policia zhvillojnë një aksion në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion nën dyshimin për dallavere me patentëshoferë.
“Betimi për Drejtësi” merr vesh se në këtë aksion pritet të ketë arrestime.
Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë rast ishin zhvilluar masa të fshehta për një kohë.

