Dyshja fantastike e Romës kthehet në stërvitje
Javier Pastore dhe Justin Kluivert janë rikthyer në stërvitjet e Romës para ndeshjes të së shtunës me Fiorentinën.
Giallorossët janë pa dy lojtarët që disa ndeshje – Kluivert mungon që nga 20 tetori, derisa edhe Pastore mungon nga muaji i kaluar.
Megjithatë, të dy janë rikthyer në stërvitje me grupin në Trigoria, transmeton IndeksOnline.
Kështu, ata priten të ftohen për ndeshjen ndaj Fiorentinas në fundjavë.
Daniele De Rossi, Rick Karsdorp, Kostas Manolas dhe Diego Perotti të gjithë kanë punuar individualisht.
Pas ndeshjes me Fiorentinan, Roma do të përballet me CSKA-n në mesjavën e ardhshme./IndeksOnline/