12:45 / E Diele, 17 Shtator 2023 / Gj. Sh

Dyshja Ronaldo-Mane po shkëlqejnë në Arabi

Kampionati arab i futbollit ka ngritur dukshëm cilësinë gjatë tregut të transferimeve.

Shumë futbollistë nga Evropa gjatë muajve të fundit kanë marr rrugën drejt lindjes së mesme, shkruan IndeksOnline.

Transferimi i parë bombastik ishte ai i Cristiano Ronaldos gjatë muajit janar te skuadra e Al Nassr.

ndërkohë gjatë verës emra të mëdhënjë si Benzema, Neymar, Koulibaly, Mane, Firminho, Kessie, Brozovic, Kante, Mitrovic e shumë të tjerë kanë nënshkruar me klube të ndryshme arabe.

Por dyshja e cila po shkëlqen në javët e fundit është ajo e skuadrës Al Nassr, Ronaldo – Mane.

Futbollisti portugez dhe ai senegalez kanë shënuar së paku nga një gol në katër ndeshjet e fundit.

Ronaldo ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime, ndërsa Mane ka shënuar 5 gola në katër ndeshjet e fundit./IndeksOnline/