75 Mall Live Search
15:50 / E Martë, 05 Mars 2024 / k.v

Dyshohet për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, policia e shpall në kërkim të dyshuarin

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të mashtrimit si dhe për falsifikim të dokumenteve.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.