15:03 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dyshohet për një mjet shpërthyes në varrezat Kakariqi në Pejë, deklarohet policia

Në orët e mëngjesit, në varrezat Kakariqi në Pejë, është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes.

Policia e Kosovës për Indeksonline ka dhënë detaje.

“Rreth orës 10 e 30 një punëtor i ambientit gjersa ka bërë pastrimin e varrezave Kakariqi në Pejë, ka vërejt në një pemë një mjet të dyshimtë.

Policia iu ka përgjigj rastit dhe ka dalë në vend të ngjarjes duke njoftu njësitin për deminim të FSK-së, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë terhek mjetin”, ka thënë Fadil Gashi.

Ai tutje ka treguar se ende s’ka raport se për çfarë mjeti bëhet fjalë./Indeksonline