13:34 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dyshohet për pesë persona të vrarë në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen ‘Bojanina’ të Gjilanit.

Sipas burimeve të Indeksonline dyshohet se pesë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.

Madje sipas të njëjtave burime thuhet se personat që humbën jetën janë të së njëjtës familje.

Nga policia e Kosovës vetëm është konfirmuar se rasti është vrasje, por nuk janë bërë të ditura detajet./Indeksonline/