09:55 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Dyshohet se ishte dhënuar një femër në Drenas, në dijeni kishte qenë edhe një femër tjetër, e cila heshti

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një dhunim në Drenas.

Viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ishte dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni kishte qenë edhe një femër, e cila kishte heshtur, transmeton IndeksOnline.

“DHUNIM – Drenas 23.09.2020. Me 30.09.2020 viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër kosovare, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjekoligjor.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/