10:57 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dyshohet se tentuan të kryejnë një vrasje në prill, ekstradohen nga Mali i Zi dy të dyshuarit

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se dje ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë kryer një vrasje më 22 prill të këtij viti.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur në një kafiteri, ku kishte mbetur i vdekur një 18 vjecar, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Lidhur me rastin e datës 22.04 2018,hetuesit policorë dje kanë arrestuar dy të dyshuarit për këtë vepër, të cilët janë ekstraduar nga autoritetet e Malit të Zi.

Rasti kishte ndodhur në Ferizaj në një kafiteri ku pas një mosmarrveshje dhe përleshje fizike, viktima V.G. 18 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri tani ndodheshin në arrati.

Bëhet fjalë për të dyshuarit B.Z.(m/sh/k 19 vjeç) dhe G.H.(m/sh/k 22 vjeç)të cilët me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Indeksonline/

Temat: