18:30 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Flamuri kuq e zi është bërë gjemb në sy të policisë malazeze”

Kryetari i Partisë ‘Alternativa Shqiptare’ në Malin e Zi, Nik Djeljosaj në një intervistë është shprehur i mllefosur me mënyrën se si policia malazeze dhe autoritetet po sillen me flamurin kombëtar shqiptar.

Ai tha se flamuri kuq e zi është bërë ‘gjemb në sy’ të Malit të Zi, transmeton Indeksonline

Djeljosaj u shprehë se as policia, as gjykata nuk mund t’i ndalojnë shqiptarët të mbajnë flamurat kombëtar dhe të shprehin dashurinë ndaj tyre.

“Ne jemi të gatshëm ta paguajmë me çfarëdo çmimi mbrojtjen e flamurit tonë, krenarinë që lidh shqiptarët kudo.”, u shprehë kryetari i Alternativës Shqiptare.

Nik Djeljosaj theksoi se shqiptarët janë autokton në Mal të Zi dhe prandaj duhet respektuar ata dhe simbolet e tyre.

Ai bëri thirrje kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq që në agjendën e sesionit të parë të rregullt të përfshihet Kodin Kombëtar të Simboleve Kombëtare, të miratuar vitin e kaluar.

Kryetari i Alternativës Shqiptare i kërkoi qytetarëve të vazhdojnë të përdorin flamurin kombëtar dhe të durojnë ende padrejtësitë ndaj personave siç i quajti ai: “Individë të prapambetur që urrejnë shqiptarët dhe janë ende në punë përgjegjëse në Malin e Zi.”/Indeksonline/