75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 14 Shtator 2024 / FR

Dyshohet se një fëmijë në Gjakovë është keqtrajtuar fizikisht

Dyshohet se një fëmijë në Gjakovë është kequshqyer, edhe është keqtrajtuar fizikisht.

Sipas policisë, këto dyshime janë ngritur pasi fëmijës i është bërë një tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Për këtë rast, është njoftuar edhe Qendra për Pune Sociale.

“Gjakovë 19.08.2024-10:00. Me 13.09.2024 është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që ne Spitalin e Gjakovës, gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht. Në këtë rast, është njoftuar Qendra për Pune Sociale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.