08:37 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Dyshohet se sulmoi fizikisht vajzën e tij, policia arreston babain nga Suhareka

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë familjare.

Në Suharekë është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti akuzohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, transmeton IndeksOnline.

DHUNË FAMILJARE

Suharekë 27.10.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/