11:10 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / C E

Dzeko arrin në Milano, gati për tu bërë zikaltër

Edin Dzeko është gati të bëhet futbollist i Interit.

Boshnjaku këtë mëngjes është nisur për në Milano nga Roma për të kompletuar transferimin te kampionët në fuqi të Serie A.

Dzeko menjëherë do t’i nënshtrohet menjëherë testeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare.

Te Interi, sulmuesi shtatlartë do të fitojë 5.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Një dëmshpërblim prej përafërsisht 1.8 milionë do t’i shkojnë Romës për të shmangur humbjet kapitale për lojtarin. /IndeksOnline/