Dzeko do të mungojë kundër Real Madridit
Pasi mbrëmë u raportua për një lëndim muskulor, pritet që sonte Edin Dzeko të mos luajë ndaj Real Madridit.
Sulmuesi boshnjak pësoi lëndim në seancën e djeshme stërvitore, dhe ishte pritur që ai të monitorohej para ndeshjes së Champions League.
Tani Sky raporton se Dzeko nuk do të rrezikohet, dhe se Patrick Schick do të luajë në vend të tij, transmeton IndeksOnline.
Reprezentuesi çek ka dështuar për minutazh që prej kalimit te Roma, teksa pozita e tij e preferuar është si mesfushor.
Ka disa dyshime se cilin formacion do ta përdorë Eusebio Di Francesco, ku gazetat shkruajnë se 4-2-3-1 ose 3-4-3 janë opsionet e preferuara.
Formacioni i mundshëm i Romës sonte: Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Florenzi, Zaniolo, El Shaarawy; Schick
OSE:
Olsen; Fazio, Manolas, Juan Jesus; Florenzi, Cristante, Nzonzi, Kolarov; Under, Schick, El Shaarawy./IndeksOnline/