12:27 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AD

Dzeko lojtari i ndeshjes: Faleminderit Zotit që nuk e fitori Brozovic çmimin, do ia jap djalit tim

Interi ka arritur të fitojë ndeshjen në Champions League kundër Shakhtarit me shifrat 2-0. Të dy golat në këtë ndeshje i shënoi Edin Dzeko 61 dhe 67.

Me dy golat e shënuar në Ligën e Kampionëve, Dzeko ka arritur në kuotën e 5 golave në garat evropiane, teksa pas takimit mori çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Dzeko nuk nguroi të bënte shaka me shokun e skuadrës Brozovic për të cilin u shpreh se falenderonte zotin që ai nuk arriti ta fitonte çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

 “Faleminderit Zotit që më dhanë çmimin mua, jo Brozovicit, kështu që unë mund t’ia jap djalit tim. Interi më solli të shënoj gola. Jam mirë me kampionët, ata e treguan vlerën e tyre vitin e kaluar. Unë gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time dhe kur fiton, je edhe më i lumtur”, u shpreh Dzeko.