09:56 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

E akuzojnë për ndërhyrje estetike, reagon Orinda Huta

Moderatorja dhe këngëtarja Orinda Huta është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria, të cilat marrin komente nga më të ndryshme nga ndjekësit.

Së fundmi Orinda ka rënë pre e disa komenteve negative, ku ndjekësit e akuzojnë për ndërhyrje estetike.

Në një video të publikuar nga moderatorja, një ndër ndjekësit i shkruan se nuk e ka bërë mirë botox-in. Ajo nuk ia kursyer përgjigjen, teksa shprehet se nuk asnjë ndërhyrje estetike sepse ende nuk i ka ardhur ora.

S’ta paska bërë mirë botox-in estetistia. Njërën vetull e paske më poshtë se tjetra”, i shkruan komentuesja. 

Unë s’bëj botox. S’më ka ardhur ora akoma. Jam unë me gjithë imperfeksionet e mia. Gjithsesi, nuk jam kundra por do e shty sa më shumë”, është përgjigjur Orinda.