Cubarsi para sfidës me Francën: Mbappe nuk më frikëson!
Mbrojtësi i Spanjës, Pau Cubarsi, ka folur me respekt për Kylian Mbappe-në para përballjes me Francën, duke theksuar se, edhe pse nuk frikësohet nga sulmuesi francez, është i vetëdijshëm për cilësitë e tij të jashtëzakonshme.
Në deklaratën e tij, Cubarsi tha se Mbappe është një futbollist që mund ta vendosë fatin e një ndeshjeje me një moment të vetëm, shkruan Indeksonline
19-vjeçari bëri edhe një krahasim mes yllit francez dhe bashkëlojtarit të tij, Lamine Yamal, duke i cilësuar të dy si futbollistë unikë.
“Mbappe është unik, ashtu si edhe Lamine Yamal. Duhet të qëndrosh i përqendruar dhe vigjilent për 90 minuta”, deklaroi Cubarsi.
Spanja dhe Franca do të përballen në një nga ndeshjet më të mëdha të Kupës së Botës, me të dyja kombëtaret që synojnë një vend në finalen e turneut./Indeksonline/

