22:55 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

E bën edhe këtë Haki Abazi, del kundër Albin Kurtit – i pengon Blerim Shala

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka dal kundër idesë që Blerim Shala të jetë pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë.

Sipas tij, Shala ka qenë joproduktiv në dialog sa udhëheqej nga Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.

Medimi i njohur “Klan Kosova” sot publikoi një lajm ku tha se Albin Kurti ka ftuar Blerim Shalan dhe Veton Surroin që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë.

Duket se Haki Abazit nuk i ka pëlqyer ky veprim i shefit të tij.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar.