09:36 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

E bën edhe këtë, Zafir Berisha tregon passwordin e FB-së

“Zafa” tregon publikisht passwordin e Facebookut e tij

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka treguar në emisionin DPT te Fidani të T7 se cili ishte fjalëkalimi i tij në Facebook.

Llogaria personale e tij u thye nga hakerët pak orë pas emërimit të tij në pozitën e re.


Berisha thotë se tani e ka rikthyer nën kontroll llogarinë e tij dhe e ka ndërruar fjalëkalimin.

“Fjalëkalimi im ishte Prizreni 123. Por e kam marrë mësimin. Tani fjalëkalimi im është më i vështirë”, thotë ai”, tregoi Berisha.