75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E bija e Reshat Maliqit, gati të bëhet police

Policia e Kosovës në prill të këtij viti ka hapur konkurs për pranimin e kadetëve të rinj. Ndonëse në konkurs kanë aplikuar mbi 17 mijë qytetarë, vetëm rreth 300 prej tyre do të kenë rastin ta veshin uniformen blu.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se në mesin e atyre që kanë kaluar fazat e testimit, ndodhen edhe fëmijët e disa zyrtarëve policor. Një ndër ta është edhe vajza e ish kreut të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, Iliriana.

Kjo e fundit ka kaluar testin me shkrim, atë fizik dhe me gojë ndërsa nëse kalon edhe testet e radhës ajo do të nis shkollimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Sipas burimeve, Maliqi është interesuar te kolegët e tij që ajo t’i kalojë testet deri në këtë fazë. Por se a është ndihmuar Iliriana nga babai që t’i kalojë këto barriera, Indeksonline ka tentuar të flas me Reshat Maliqin, por i njëjti me të kuptuar se çfarë është tema ka thënë se është në pushim vjetor dhe ka sugjeruar që të flasim direkt me vajzën e tij nëse ajo ka konkurruar për police apo jo.

“Jam në pushim vjetor. Ju lutemi pyetni vajzën vet, tash ua dërgoi kontaktin e saj”, ishte e gjithë përgjigja e Reshat Maliqit. Por edhe pas kësaj deklarate ai nuk ka dërguar kurrfarë kontakti të saj. Maliqi është kontaktuar sërish nga portali, por i njëjti nuk e ka hapur fare telefonin e tij./Indeksonline/