00:04 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këto janë veturat që u përplasen me Policinë në Prishtinë

Pak më parë në lagjen “Arbëria”, në kryeqytet ka ndodhur një përplasje mes policëve dhe disa personave tjerë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se përveç të shtënave me armë, nuk është plagosur asnjë person.

Derisa dy persona janë arrestuar, një person tjetër i njohur për policinë  ndodhet në arrati, kurse me incidentin në fjalë po vazhdojnë të merren organet e hetuesisë.

Indeksonline iu sjellë më poshtë veturat e përfshira në këtë incident.

 

Sipas njoftimit të policisë, në veturën e dyshuar policia ka  gjetur dhe sekuestruar, një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substancë që dyshohet të jetë marihuane, si dhe disa telefona celular.

Po ashtu operacioni për lokalizimin e vendndodhjes se të dyshuarit te trete është duke vazhduar përderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen mëtej në procedurë hetimore./Indeksonline/