18:03 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E bleu këtë tharëse flokësh në internet, gati sa nuk e dogji të gjallë (Video)

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit kanë përvoja të pakëndshme kur bëjnë blerje online.

Erika Augtun Sollbred bleu në Amazon një tharëse flokësh të cilën pasi i kyçi në rrymë për ta përdorur gati sa nuk i dogji flokët dhe vetën e saj.

Për shkak të zjarrit ai kishte djegur duart e saj dhe era e zjarrit kishte mbetur për një kohë të gjatë në banjën e saj.

Erika u ankua në Amazon, por ajo ende nuk mori ndonjë përgjigje. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që njerëzit kanë përvoja të pakëndshme kur blejnë në internet. /Indeksonline/