17:05 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E bujshme: Juve po përgatit një plan strategjik për Icardin

Një lajm i bujshëm është raportuar ditën e sotme nga mediet italiane.

Sic raporton “La Gazetta Dello Sport”, Juventusi ka nisur tentat për të bindur Icardin të nënshkruaj me bardhezintë në fund të sezonit.

Sulmuesi argjentinas që këtë sezon është i huazuar me të drejtë blerje tek Psg edhe pse e nisi mirë aventurën e tij me kampionët francez duke shënuar 18 gola sezonal, nuk duket se ka bindur ekipin e PSG për të për të paguar 70 milionë euro për Icardin aq sa kërkon Interi për kartonin e lojtarit.

Kjo edhe për shkak të raportit të tij të vështirë me Neymar dhe yje të tjerë të klubit kryeqytetas. Të gjetur në këto kushte të favorshme, drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici po studion mundësitë për ta veshur Icardin bardhezi.

Kështu sipas mediave italiane, drejtuesit e Juves duan të shmangin çdo kontakt me Interin dhe për këtë arsye i kanë kërkuar Leonardos që të paguajë 70 milionë eurot për Icardin dhe më pas të negociojnë transferimin e tij te bardhezinjtë dhe që në këtë transferim të përfshihet edhe Miralem Pjaniç, pasi boshnjaku është një preferencë e hershme e PSG.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga klubi i Interit pasi zikaltrit nuk dëshirojnë kurrsesi që lojtari i tyre të firmosi me rivalët në të njëjtin kampionat. /IndeksOnline/