75 Mall Live Search
19:39 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E bujshme, Muriqi po kërkohet nga klubi që po lufton për titullin kampion në Premier Ligë

Vedat Muriqi është duke kaluar një moment tejet pozitiv në karrierë.

Sulmuesi i Fenerbahces ka shënuar 10 gola në 15 paraqitje me klubin turk këtë sezon, duke marrë vëmendjen e disa klubeve prestigjoze në Europë.

Pas Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, sulmuesi kosova po kërkohet edhe nga Leicester City.

E përditshmja turke “HaberGlobal” shkruan se për të parë nga afër Muriqin, klubi anglez ka dërguar agjentin për të vendosur në lidhje me një transferim të mundshëm të futbollistit nga Prizereni.

/Indeksonline/