22:31 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

E bujshme, Premier League kishte plan sekret të shpallte Liverpoolin kampion para se të shfaqej koronavirusi

Liverpooli ishte afër të shpallej kampion këtë sezon në Premier Ligë, mirëpo shfaqja e pandemisë së koronavirusit, bëri që kampionati anglez të pezullohet dhe tanimë ende nuk dihet se çfarë pritet të ndodh në të ardhmen.

Sipas asaj që shkruan Mirror Premier Ligë kishte një plan sekret që të shpallte kampion skuadrën e Jurgen Klopp, pak ditë para se të shfaqej koronavirusi, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse nuk kishin rënë dakord, drejtuesit e Premier Ligë kishin filluar bisedimet që trofeu të shkonte në Anfield, në mënzrë që skuadra ta prezantonte atë para tifozerisë vendase, kështu duke festuar momentin historik.

Madje ishte raportuar se Liverpool do të organizonte një paradë me trofeun, mirëpo kjo do të ishte e vështirë edhe rritjene  shpejtë të koroanvirusit në Angli./IndeksOnline/