19:54 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / Gj. Sh

E bujshme, Salah drejt transferimit te PSG

Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, lidhet me një transferim te skuadra franceze PSG.

Pas raportimeve se muajin e kaluar sulmuesi egjiptian ka darkuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është diskutuar edhe mundësia e transferimit të tij te skuadra franceze, transmeton IndeksOnline.

Në shkrimet e fundit nga Calciomercato, thuhet se liverpuli është i hapur për të shitur Salah për një shumë rreth 80 milionë euro.

Këtë sezon Salah ka shënuar 17 gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat me Liverpulin./IndeksOnline/