13:37 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

E bujshme, Verratti refuzoi thirrjen në kombëtare

Ka qenë i befasishëm vendimi i Luciano Spalletit për të mos ftuar Verratin në ndeshjet e shtatorit. Por në fakt e vërteta po del të jetë ndryshe.

Siç raporton L’Equipé, duket se ka qenë vetë Verratti që ka refuzuar thirrjen.

Arsye e këtij vendimi thuhet se është situata e tij e komplikuar , fizike dhe psikologjike.

Përplasja me Luis Enriquen dhe situata te PSG duket se ka ndikuar në gjendjen emocionale të lojtarit, për çka edhe e ka refuzuar Italinë./Indeksonline/