23:32 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

E çuditshme/ Kim shfaqet me bikini Gucci, pas fushatës së Kendall dhe Bad Bunny

Kim Kardashian duket se nuk po e lë Kendall Jenner rehat në Gucci.

Ajo ka pozuar në bikini, pasi Kendall dhe Bad Bunny publikuan për herë të parë foto bashkë në Instagram në fushatën më të re të Gucci-t.

Kim, të hënën publikoi një seri fotosh duke treguar bikinit Gucci me shkëlqim ndërsa qëndronte në shtrat.

Fotot e saj vijnë pas fotografive të Kendall dhe Bad Bunny.

Marka e famshme ka shkrepur momente të çiftit me valixhe dhe çanta të ndryshme.

Kjo ka shkaktuar edhe reagime mes ndjekësve të tyre për veprimet e Kim.

Tash është e paqartë se si ndihet Kendall për fotosesionin e motrës së saj, Kim./Indeksonline/