22:54 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

E çuditshme, por nuk duhet të lani enët kur shkrepëtin

Dihet që në rast stuhie, uragani apo rreshjeve të forta shiu të shoqëruara me vetëtima, gjëja e parë që njerëzit bëjnë është të strehohen.

Por gjithashtu e keni dëgjuar që ndriçimi që ato lënë shkakton elektriciteti që vjen përmes tubave edhe nëpër shtëpi.

Kështu, ekspertët sugjerojnë që për të qenë të sigurtë gjatë kushteve të tilla atmosferike, duhet të rrini larg gjithçkaje që përmban elektriciteti. 

Dhe nëse nuk e dinit, s’duhet as të bëni dush apo të lani enët. Pajisjet hidraulike janë gjithashtu të rrezikshme në raste të tilla.

Uji është gjithashtu përcjellës i elektricitetit dhe tubat plastikë s’mund të të mbrojnë nga rreziku.

Për të qenë më të sigurtë, shmangni çdo kontakt me ujin, dushet dhe çdo gjë tjetër që mban rrymë elektrike. Strukuni diku dhe lexoni një libër derisa stuhia të mbarojë.