13:12 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

E dashura e Pique ndalet nga gazetarët në rrugë, ja reagimi i saj kur përmendet Shakira

Në internet po qarkullon një video në të cilën e dashura e re e Pique, Clara Chia ecën nëpër rrugët e Barcelonës me një mikeshë dhe një gazetare i bën asaj pyetje të shumta në lidhje me marrëdhënien e saj me lojtarin.

Ndërsa shoqja e saj përpiqet të mbulojë kamerën, e dashura e Pique është dukshëm nervoze kur përmendet Shakira dhe nuk iu përgjigjet pyetjeve që i bëhen.