17:51 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

E dashura e re e Pique, ngjason në pamje me Shakirën (Foto)

Gerard Pique dhe Shakira vijojnë të jenë ende shumë të komentuar që pas skandalit të tradhtisë nga ana e futbollistit. Mirëpo, së fundmi mediat botërore kanë zbuluar të dashurën e tij të re.

Shumë po thonë që ajo ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën. Po juve, a po ju duket kështu?

Jo vetëm kaq por “The Sun”, ka zbuluar dhe identitetin e vajzës. Ajo quhet Clara Chia Marti dhe është 23-vjeç.

Raportohet se ajo ka fshirë edhe rrjetet sociale që në momentin kur emri i saj nisi të lakohej në media.

E dashura e re e Pique është bionde, me flokë të gjatë dhe me tipare thuajse të ngjashme me këngëtaren e njohur, Shakira.

Mirëpo, një burim për “The Sun” ka bërë me dije se Pique dhe 23-vjeçarja janë bashkë prej disa muajsh.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë”, ka thënë burimi anonim.

“Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente”.

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”, vijon më tej burimi.

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira nuk ka kaluar pa u vënë re pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe dyshja kanë dominuar titujt e mediave që atëherë.

Pasojat e ndarjes ishin të mëdha, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan. Megjithatë, ata kanë gjetur një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht.

Beteja ligjore do të vazhdojë për të përcaktuar se kush do e fitojë kujdestarinë e përhershme të fëmijëve.