11:06 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

E dashura e Ronaldos shkëlqen në Festivalin Venice

E dashura e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, tashmë nënë e një vajze të yllit portugez, modelja Georgina Rodríguez së fundmi ishte pjesë e edicionit të 75-të të Festivalit Venice në Itali.

Teksa, Ronaldo po mbron ngjyrat e ekipit italian Juventus, as e dashura e tij nuk është pasive në këtë shtet, pasi veçse ka filluar angazhimet dhe pjesëmarrja në këtë festival e rikthen Georginën në vëmendjen italiane, shkruan Indeksonline.

Ajo shkëlqente me një fustan të zi, i cili shumë lehtë vinte në dukje format trupore të modelës, fal modelit transparent.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe në tapetin e kuq nga fotografët, të cilët nuk u ndalën së fotografuari, ndërsa shumë lehtë binte në sy bukuria natyrale me pak grim dhe thjeshtësia e saj.

Sigurisht, që lidhja me Ronaldon i ka dhënë asaj edhe më tepër famë botërore, por ajo tashmë është e respektuar edhe në Itali pasi shpeshherë ka bërë tifo për Juventusin. Georgina është nënë biologjike e vajzës Alana Martina, ndërsa është treguar mjaft e afërt edhe me fëmijët e tjerë të Ronaldos./Indeksonline/.