13:22 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

E dashura ia shet ‘Xbox-in’ të dashurit për tre dollarë pasi që ai e tradhtoi

Gruaja 24 vjeçare, Georgia Jackson ka bërë një veprim të çuditshëm pasi zbuloi se i dashuri po e tradhton.

Nëna e një fëmije, Georgia vendosi që të ia shesë video-lojën e të dashurit vetëm për tre dollarë, duke iu hakmarrë për atë që ia kishte bërë, transmeton Indeksonline.

Ajo e ka bërë publike këtë në një grup të Facebook-it. Georgia kishte shkruar se tre dollarët do të donte të ia jepte ish të dashurit por i duhen për të blerë gjëra në kuzhinë.

Përveç ‘Xbox-it’, ajo i ka shitur edhe katër lojërat dhe dëgjueset. Në një intervistë për ‘The Sun’ ka treguar që kjo ishte hera e dytë që i dashuri i saj e ka tradhëtuar./Indeksonline/